Gjysma e tё rinjve nё Kosovё do të emigronin nëse do t’u jepej mundësia.
Kjo gjetje është bërë e ditur në prezantimin e hulumtimit të organizatës Demokraci+ dhe Fondacionit Westminister.
Aty thuhet se pakёnaqёsitё kryesore tё të rinjve nisin që nga sistemi arsimor, ku vetёm 23 pёr qind e tyre janë shprehur tё kënaqur me shkollimin në Kosovë.
Si motiv kryesor që i ka shtyrë drejt migrimit, te rreth 48% të qytetarëve që tashmë kanë migruar, ka qenё pёrmirёsimi i standardit tё jetёs.
“Gjatё vitit 2015 deri nё vitin 2019, Kosova ka regjistruar bilanc negativ tё emigrimit, prej rreth 120 mijё njerёz. Pra, nё vitin 2015 u patёn larguar rreth 74 mijё njerёz, pastaj nё vitin 2018 21 mijё dhe nё 2019 do tё thotё 29 mijё”, ka thënë Albana Rexha, analiste e lartë e politikave në Demokraci+.
Rexha ka treguar gjithashtu se pёr kokё banori ndahen 9 mijё e 700 euro, e kur kjo llogaritet me mesataren e emigrantёve nё vit, del se kostoja totale e arsimit ёshtё 180 deri nё 205 milionё euro humbje.
“Paraqiten shtetet tё cilat kanё qenё destinacion i kosovarёve tё cilёt kanё emigruar dhe mund tё shihet se Gjermania ёshtё deri nё 31.8%, si destinacion do tё thotё i shqiptarёve, pastaj ndiqet nga Zvicra me 27.9%, Italia me 7.1% dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs me 4.8%”, ka shtuar Rexha.
Prezentë nё konferencё kanë qenё edhe disa deputetë të Kuvendit, anëtar të Komisionit pёr Arsim, të cilët kanë thënë se problem më të madh paraqesin migrimet e brendshme.
“Mijёra studentё janё pranuar nё vite tё para, por çka ёshtё paradoksi ёshtё qё sё shpejti i ka liruar nga taksat, kёto kolegje tё cilat realisht punojnё si biznese i kanё liruar nga taksat nё emёr tё arsimit”, ka deklaruar Ardian Gola, kryetar i Komisionit pёr Arsim dhe Rini.
“Prandaj, ne do tё kemi trysni, do tё kemi trysni edhe tё brendshme, njerёzit qё vijnё nga fshatrat nё qytete pёr njё jetё mё tё mirё dhe mbesin. Kur vijnё pёr shkollim, mbesin kёtu, ose qё vijnё nё baza ditore kёtu, ose edhe ata qё nga qyteti ose nga fshati shkojnё diku tjetёr. Do tё thotё, duhet tё dy anёt e medaljes me i pa”, ka shtuar Eliza Hoxha, kryetare e Komisionit pёr Arsim dhe Rini nё PDK.
Derisa Bashkimi Evropian po krijon mure digjitale për t’i parandaluar hyrjet ilegale, të rinj kosovarë, kryesisht të kualifikuar, po e synojnë kalimin legal nëpërmjet kontratave me biznese në Perëndim.
Ikja e kuadrove përcillet me humbje qindra-milionëshe për ekonominë e vendit.