Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkua nga deputet që të përmbahen në vazhdimin e seancës se sotme.
Në adresimin e tij, Konjufca ka thënë se skena të tilla nuk ka ndodhur kurrë.
“E dimë që jemi shtet i ri e që Kuvendi dhe institucionet kanë përjetuar peripeci të llojllojshme, por deri ditën e sotme e kemi pas një imuniteti të mirë që është vlerësuar nga bota demokratike, por ky imunitet që iu kemi rezistu akteve të tilla që nga viti 2001. Është mungesa e përleshjeve fizike. Kemi pasur problemet të natyrave tjera, por jo në kuptimin fizik, e drejt fytyrës, e drejt kokave, e drejt trupave me ia mësy njeri-tjetrit siç e pamë sot në Kuvendin e Kosovës. Këtë nuk ia dëshirojmë kërkujt dhe është një sjell që do të gjykohet prej qytetarë të Kosvës dhe unë nuk kisha dasht me u përsërit në këtë Kuvend”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se sjelljet e sotme dëmtojnë institucionet e Kosovës.
“Ajo çka dola të them është kjo që ne i kemi betejat tona, ne i kemi mosmarrëveshjet tona, ne si forca politike i kemi papajtueshmëri tona te thella ndonjëherë, por ato mospajtim gjithmonë i bëjmë nder vendit, nëse i mbajnë në nivelin e funksionit të domdosdoshem të funksionimit të institucioneve tona demokratike, të cilat monitorohem prej qyterëve dhe prej botes”, ka thënë Konjufca.
Ai iu ka bërë thirrje deputetëve për qetësi.
“Po ju bëj thirrje si kryetar i Kuvendit që ta merrni me qetësi punën që bëjmë se bashku dhe që përpiqemi të kalojmë këtë ditë të vështir për vendin tonë. Pra ju thërras për një minum për një sjellje, e cila ma merr mendja se do të shikohet pej qytetarëve”, ka thënë ai.