POLITIKE

Glauk Konjufca tregon se kush është rusi Konstantin Kosachev, që ishte nismëtari i raportit të Dick Martyt?

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lidhur me këtë, ish-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca kishte treguar se kush është iniciuesi i vërtet i raportit të Dick Martytit që ishte baza e themelimit të kësaj Gjykate.

Ishte Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion.

“Mendoj se raporti i Dick Martyt është iniciuar nga Rusia dhe këto fakte i kam mbledhur sa kam qenë pjesë e delegacionit të Evropës kur është miratuar raporti. Unë kam qenë pjesë e Këshillit prej vitit 2011 deri në vitin 2015 dhe pjesa që më së shumti që më ka interesuar është raporti i Dick Martyt. Kur kam hyrë në arkivat e këtij Këshilli dhe çfarë kam gjetur ka qenë shumë e habitshme dhe e neveritshme”, kishte treguar Konjufca, përcjell Telegrafi.

Ai ka treguar se ky mocion ishte dorëzuar dy javë nga Kosachev pas publikimit të librit nga prokurorja Carla Del Ponte.

“Në arkiv e kam gjetur mocionin i cili është dorëzuar në Komitetin Juridik dy javë pas publikimit të librit të Carla Del Pontes. Mocionin e kishte dorëzuar Konstantin Kosachev. Kosachev ka qenë udhëheqësi i deputetëve të delegacionit rus. Konstantin Kosachev pasi e boton Del Ponte librin, ku thotë që në këtë periudhën maj-qershor 1999 dhe gjashtë muaj kur është çliruar Kosova, 300 persona janë zhdukur në Kosovë dhe janë dërguar në Shqipëri, pretendimi i saj, janë hequr organet dhe me to është bërë tregti, duke aluduar në pjesëtarë të UÇK-së. Dy javë rri gati Kosachev dhe e deponon një mocion i cili e ka emrin ‘Mocion për trafikimin e organeve gjatë konfliktit në Kosovë dhe të trajtimit çnjerëzor’”, ka treguar ai.

“Në vitin 2010 atë temë e rimerr Dick Marty. A nuk po është e habitshme që të jetë titulli i njëjtë i raportit të Martyt. Kjo vjen prej Konstantin Kosachevit e jo prej Martyt, pastaj Marty e ka prodhuar një raport 50 faqesh. Raporti është i mbushur me pa të vërteta, me shprehje raciste për shqiptarët si shoqëri fisnore, do me thënë aty shkruan se shqiptarët nuk janë komb, është raport i ndyrë dhe burimin e ka të Konstantin Kosachevi, drejtues i delegacionit rus në Këshillin e Evropës”, shpjegon Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

43 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

21 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago