“Gomari i pabindur” është bërë mollë e një sherri me leva dhe shkopinj druri mes dy vëllezërve në fshatin Shpatë të Baldushkut në Tiranë.
Sipas policisë dy vëllezërit Lloçi janë konfliktuar me njëri tjetrin për shkak të gomarit, ndërsa një debat e sipër kanë sharë njëri tjetrin nga familja. Kjo ka bërë që debati të shkojë përtej fjalëve.
Enver Lloçi 60-vjeç e ka akuzuar vëllain e tij Muharremin 74-vjeç se gomari tij kishte hyrë në vresht duke i dëmtuar rrushin.
Pasi nuk janë marrë vesh Enveri ka përdorur edhe fjalë banale në drejtim të vëllait, çka ka bërë që ky ta godasë fillimisht me një copë druri, gjë që i ka shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.
Muharremi është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Në këto momente burime nga policia bëjnë me dije se ka ndërhyrë djali i Muharremit, Bujar Lloçi i cili ka goditur me leva hekuri xhaxhain e tij.
Bujar Boçi është arrestuar, ndërkohë që nipi i tij Bujar Lloçi vijon të jetë në kërkim.