Gorani ia atribuon meritat Ibrahim Rugovës që orientoi Kosovën kah perëndimi

Ish politikani Dukagjin Gorani ka thënë se është meritë e pashmangshme e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, që Kosova sot orientohet nga vendet perëndimore.

Gorani thotë se gjatë viteve 90-ta kishte qenë kritik i Rugovës dhe aktivitetit të tij politik.

“Në ato kohë punoja si gazetar. Kam qenë kritik dhe s’isha shumë në dijeni se çfarë po ndodhte, por, tani kur shikoj prapa e shoh e kam kritikuar Rugovën, por sonte po m’hidhet me justifiku”, tha ai në T7.

recommended by

 

HYPERDROPS
Si të parandaloni atakun në zemër (Bëni këtë 3 herë në ditë)
MËSO MË SHUMË
Gorani tregon se është një pikë e rëndësishme gjatë atyre zhvillimeve e cila e bën që të lavdërojë politikën e Rugovës.

“Tani kur shikoj, dhe duhet të them se kemi kohë që të shikojmë ngjarjet me një sy tjetër e t’i analizojmë, Rugova ka një meritë të madhe. Në ato kohë nuk mendohej kurrë. Ishte ai që arriti të rreshtoj popullin pas tij e ta drejtojë ka perëndimi. Atë kohë ishin të pakuptueshme për ne, aleancat perendimore strategjike, ideologjike, gjeopolitike dhe gjeoideologjike nëse mund them. Por ishte ai që arriti të kthej një vend të harruar në Europë drejt Amerikës dhe demokracisë, pasi aty ishte liria. Liria vinte me demokraci. Kësaj aleance ja pamë frytet disa vite më vonë. Rruga e lirisë sonë në vitet 70 kalonte vetëm deri në Tiranë. Kishim vetëm nacionalizimin si teori, nuk dinim për integrimet rajonale, globale. Kosova ka qenë zorrë qorre në kohën e Jugosllavisë, Rugova e orientoi kah perëndimi”, shtoi ai.