I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka reaguar përsëri për taksën ndaj Serbisë, të cilën përkundër kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po refuzon ta heqë kryeministri Kurti.
Përmes një postimi të ri në Twitter, Grenell ka thënë se Uashingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, dhe se sipas tij këto pika janë neglizhuar deri më tani në fazat më të hershme të dialogut.Por, Grenell ka thënë se taksa po vazhdon ta dëmtojë Kosovën, dhe se sipas tij SHBA-të s’mund të ndihmojnë në këtë aspekt përderisa tarifa është në fuqi.
Në fund ai ka thënë se Kosova dhe Serbia do të pajtohen vet për zgjidhjen përfundimtare, jo Uashingtoni.
“Uashingtoni është i fokusuar për zhvillim ekonomik dhe vende pune. Ne besojmë se kjo pjesë është injoruar në dialog. Por, ne nuk mund të ndihmojmë qeverinë, kur taksa po vazhdon ta dëmtojë Kosovën. Ata duhet ta heqin atë. Po ashtu, problemet politike do të zghidhen nga dy palët, jo nga Uashingtoni”, ka shkruar Grenell.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…