POLITIKE

Grenell kritikon Bidenin: S’ka muskuj prapa kërkesës për implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Ish- i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në një intervistë për “Kash’s Corner”, ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe për atë se si po ecë implementimi i saj.

Grenell e ka quajtur historike atë se çfarë Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Washington me ndërmjetësimin e Administratës së Donald Trump.

Ish-emisari amerikan ka përmendur si të suksesshme një nga pikat e kësaj marrëveshje, atë për moratoriumin një vjeçar, që Kosova të mos kërkonte njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe që Serbia të ndalte fushatën e çnjohjeve, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se asnjë prej palëve s’ka dashur një pikë të tillë në marrëveshje, por që falë Trumpit ishte lëvizur përpara dhe se Kosova e Serbia kanë respektuar një pikë të tillë të marrëveshjes për një vit.

“Ajo absolutisht zgjati për një vit. Dhe tashmë në fund të këtij viti kur është bërë një vit, të dy vendet janë duke vazhduar me kampanjën për njohje dhe për çnjohje”, ka thënë Grenell në këtë intervistë.

Tutje, Grenell ka drejtuar kritika në adresë të Administratës së Joe Biden, që s’ka bërë përpjekje të forta për të vazhduar implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit.

“Unë mund t’iu them se nga bisedat që kam pasur me të dy palët, askush nga administrate e Biden s’i ka kontaktuar për të kërkuar zgjatjen e moratoriumit për njohje”, ka shtuar tutje ai.

Richard Grenell thotë se Marrëveshja e Washingtonit përmendet në aspekt pozitiv nga ambasadorët në dy vendet, por thotë se nuk ka veprime që një gjë e tillë të shtyhet përpara.

“Ata e mbajnë si pjesë të politikës, që nënkupton se ambasadorët në këto vende flasin për të në mënyrë pozitive, duke thënë se kjo është ajo çfarë duhet të bëni, ta vazhdoni implementimin. Por s’ka muskuj prapa kësaj, s’ka Shtëpi të Bardhë, s’ka emisar presidencial, dhe sekretari i Shtetit as që mendon për të “, ka theksuar tutje.

Në fund Grenell thotë se është duke bërë përpjekje edhe vetë që të kërkojë implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit.

“Unë po bëj çfarë mundem nga jashtë për të shtyrë përpara implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit.Unë flas me liderët e rajonit në mënyrë konstante dhe ata janë të etur për lidership amerikan”, ka përfunduar ish-emisari i Trump.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

21 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

22 orë ago