Grenell: Nëse palët janë të pakënaqura nga diskutimet në Washington – kthehen në ‘status quo’

I dërguari Special i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka treguar se çka mund të ndodhë nëse pala serbe e kosovare nuk janë të kënaqura nga diskutimet e parapara më 27 qershorit.

Grenell shkruan se nëse një gjë e tillë ndodhë, Prishtina zyrtare e Beogradi zyrtar do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni.

”Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ata do të kthehen në status quo pasi të largohen nga Washingtoni.

Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres këto diskutime. (2/2)”