Emisari special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell ka konfirmuar datën e diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi në Washington.
Ai ka treguar se çfarë mund të ndodhë nëse palët shprehen të pakënaqura me këto bisedime.
Great news! I have received the commitment from the governments of Kosovo and Serbia to temporarily pause the derecognition campaign and the seeking of international memberships in order to meet in Washington, DC at the White House on June 27 for Dialogue discussions. (1/2)
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.
”Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, shkruan Grenell