Greqia do të vendosë sanksine ndaj Turqisë për vendimit e saj të rikthimit në xhami të muzeumit të famshëm të Stambollit, Shën-Sofia, njoftonin sot mediat vendase.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan i dorëzoi dje kontrollin e objektit organit më të lartë fetar të vendit, pasi gjykata administrative anulloi dekretin e vitit 1934 që e kthente xhaminë e shumë-kontestuar në muzeum.
“Erdogan ka bërë një gabim historik, një gabim që krijon një boshllëk të cilin ne shpresojmë të mos jetë i pariparueshëm”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, i cituar nga mediat.
“Greqia dënon këtë veprim dhe do të bëjë çdo gjë që kjo të sjellë pasoja për Turqinë. Tashmë çdo gjë është në tavolinë, përfshi dhe sanksionet nga organizatat evropiane e ndërkombëtare si UNESCO” shtoi ai.
Shën-Sofia është ndërtuar fillimisht si një katedrale e perandorisë lindore romake në 537, për t’u konvertuar në xhami nga perandoria otomane më 29 maj 1453 dhe më pas në muzeum në1935, në vitet e para të republikës së Turqisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…