Një grua u ankua në rrjetet sociale se bashkëshorti i saj, në vend të dhuratës për Krishtlindje, i dha para kesh, shkroi Mirror të dielën.
Gruaja që nuk iu bë i ditur identiteti, shkroi në platformën Mumsnet, se me bashkëshortin është në lidhje tash e 8 vjet, por u mërzit shumë kur i dha vetëm para.
“Ne jemi bashkë për 8 vjet dhe i kemi dy fëmijë të vegjël. Kam bërë blerjen e të gjitha dhuratave për ta. Ai po pretendon se nuk ka kohë, se nuk mund të blinte asgjë dhe jam shumë e shqetësuar. Ndihem e lënduar, por ai mendon se jam e paarsyeshme dhe duhet të jem mirënjohëse për paratë”, shkroi ajo.
Ajo i pyeti lexuesit nëse është kjo normale dhe se a do të lëndoheshin edhe ata me një veprim të tillë.