LAJME

Gruaja ia vjedh 80 mijë euro burrit dhe ikë nga shtëpia në Ferizaj, ai e denoncon në Polici

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta, që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat që kryejnë vjedhje nëpër shtëpi e banesa shpesh dalin të jenë persona të njohur, por edhe të afërm e familjarë. Një rast i tillë dhe jo fort i zakontë po dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë një burrë e ka denoncuar bashkëshorten e tij, e cila po dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e tyre në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, gruaja e tij ia ka marrë hiç më pak se 80 mijë euro cash, para këto që i kishte fshehur në një vend, për të cilin ishin në dijeni vetëm ata të dy.

Gruaja e dyshuar ka ikur nga shtëpia me mijëra euro dhe nuk po dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Burri i të dyshuarës ka tentuar që të bie në kontakt me të, por e njëjta është zhdukur dhe ende nuk ka rënë në gjurmët e saj.

Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në de5taje se si ndodhi ngjarja dhe çka mund të fshihet pas  këtij rasti të pazakontë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teka me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet e dyshuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

5 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

24 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago