POLITIKE

“Grupi i Tiranës”, Abdixhiku flet për zyrtarët e VV-së: Duan ta largojnë Kosovën nga agjenda amerikane

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda VV-së ekziston një “Grup i Tiranës” që dikton politikat e këtij subjekti i cili është në pushtet në Kosovë.

Sipas Abdixhikut, ky grup ka për qëllim të krijojë politika anti-amerikane dhe ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që t’i hetojnë.

“Shpjegim nuk kam sikur se Grupi i Tiranës që bën politikat shtetërore të Kosovës. Grupi i Tiranës që ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane. Ideologët e VV-së që bëjnë luftë hibride dhe paraqesin shtyllat identitare të programit qeveritar dhe ua shkruajnë fjalimet e të gjithë grupit parlamentar të VV-së. Ato fjalime e mesazhe politike ndaj aleatëve të Kosovës. Po ti dëgjosh ata, SHBA-ja është shitur. I kërkoj institucioneve të vendit që të bëjnë verifikimin e tyre pasi misioni i tyre është që të prishen marrëdhëniet me partnerin tonë kryesor”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë, për të cilën është kritikuar nga eksponentë të pushtetit, por vetëm kundër këtij grupi brenda VV-së.

“Po flas për një grup të Tiranës që familjet i mbajnë jashtë Kosovës dhe vijnë si parashutistë e që po bëjnë politika anti-kombëtare, anti-shqiptare dhe anti-amerikane. Po bëj thirrje për herë të tretë sot. Po flas për këta, e po mundohen të më bëjnë si politikan kundër Shqipërisë. Jo kjo nuk qëndron. Unë me Edi Ramën dhe Sali Berishën kam raporte shumë të mira. Ne bisedojmë”, përfundoi ai në emisionin Pressing në T7.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago