Në një operacion të ndërmarrë nga policia e Tiranës janë sekuestruar 10 armë zjarri janë sekuestruar ndërsa u vunë në pranga 4 persona.
Policia zbuloi se grupi kriminal i përbërë nga dy kushërinjte Blerim dhe Muhamed krasniqi, Benjamin Shala dhe Edonis Thaçi i siguronin armët në Kosovë dhe i trafiklonin me çanta në Shqipëri duke i fshehur në një linjë autobusësh.
Të dyshuarit me automjete private ndiqnin autobusin në distancë në të gjithë itenerarin e tij nga Kosova deri në një vendparkim në Lundër të Tiranës ku do të merrnin armët.
Sipas hetuesve ky nuk është rasti i vetëm i trafikut të armëve nga ky grup. Grupi hetimor gjithashtu ka dyshime se ky grup i transportonte armët edhe drejt shtetit fqinj Greqisë.
Po hetohen lidhjet e të arrestuarve me grupet kriminale shqiptare që i blinin këto armë ]në vlerat 1500-3000 euro.