POLITIKE

“Grushti i shtetit tashmë ka nisur në Rusi, Putin është shumë i sëmurë”

Vijon të qarkullojë dhe të forcohet edhe më tej teoria se lideri i Rusisë, Vladimir Putin është i sëmurë rëndë me kancer.

Kësaj here, deklarata vijnë nga kreu i shërbimeve inteligjente ushtarake në Ukrainë, Kyrylo Budanov i cili shkon dhe më tej duke shtuar se tashmë në Rusi ka nisur grushti i shtetit për të rrëzuar Putin, por pa dhënë detaje për informacionet.

Gjenerali Kyrylo Budanov, vetëm 36 vjeç, është një nga zyrtarët më të afërt të Zelensky dhe një nga drejtuesit e taktikave ushtarake të ushtrisë ukrainase. Gjatë një interviste për Sky Neës ai foli për situatën në fushën e betejës, por edhe për atë që po ndodh në Kremlin, për të cilën thotë se është shumë i sigurt.

“Po bëhet një grusht shteti që nuk mund të ndalet, Putini është në kushte shumë të këqija psikologjike dhe fizike, është shumë i sëmurë. Unë jam kreu i inteligjencës, nëse nuk i di këto gjëra, kush duhet t’i dijë”, u shpreh Budanov duke insistuar se kjo gjë nuk është një propagandë e Kievit.

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase parashikon se lufta do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit, duke shtuar se e njeh shumë mirë armikun.

“E njohim mirë armikun tonë. I dimë planet e tij menjëherë sapo nisin. Europa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Kanë frikë nga reagimi i saj. Ne po e luftojmë Rusinë prej 8 vitesh dhe mund të themi që kjo forcë që deklarohet për të është thjesht një mit. Nuk është kaq e fuqishme”, përfundoi Budanov.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago