FOTO&VIDEO

Haga e liron gjeneralin serb, ishte dënuar me 22 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjenerali i policisë serbe Sreten Lukiç që u lirua me kusht nga Haga, nuk guxon të flas me media apo te shkojë në Kosovë deri pas 2026, sikurse as të shkel edhe disa masa tjera të ashpra, në të cilat ka pranuar vetë.

Ndër tjera Tribunali i Hagës ia ka ndaluar kontaktin me media dhe shkuarjen në territorin e Kosovës dhe këtyre masave duhet të ju përmbahet deri me 7 janar 2026, thuhet në dokumentin e 9 tetorit ku precizohen edhe kushtet e tjera .

“Nuk do bisedojë me askënd rreth rastit, përfshirë aspektet e ngjarjeve në ish-Jugosllavi që ishin lëndë e rastit, me medie, në rrjetet sociale përveç këshilltarëve juridik që e pranon mekanizmi, nëse ka . Nuk do të jap deklaratë për mohimin e krimit për të cilin Haga është kompetente, të kryera në ish-Jugosllavi”, janë disa nga qëndrimet në të cilat Lukiç ka pranuar me nënshkrimin e vetë.

Ndër pikat e përcaktuar është ndakimi i komunikimit me dëshmitar dhe viktima që kanë dëshmuar në gjykim, po ashtu precizohet se në ansjë mënyrë a rrethanë nuk do vizitojë Kosovën.

“Në asnjë rrethanë, nuk do të udhëtoj, direkt apo indirekt të shpreh pajtimin me zmadhimin e personave që janë gjykuar në Hagë apo të kontribuojë në zmadhimin e tyre thuhet në dokument. Po ashtu adresa nëse ndërrohet duhet lajmëruar 14 ditë përpara, apo në rast udhëtimi jashtë Serbisë, duhet njoftuar Gjykata e Hagës dhe nëse merr leje mund të udhëtojë”.

“Të gjitha armët e zjarrit për të cilat kërkohet leje do i dorëzojë tek autoritetet në Serbi, nuk do të blejë, posedoj, apo përdor asnjë armë zjarri apo armë tjetër për të cilën lypet leje”, nënshkroi ai.

Si dihet në tetor 2003 Haga ngriti akuzën ndaj Lukiç ku ngarkohej për krime lufte të kryera në Kosovë gjatë vitit 1999, ndërsa nga prilli 2005 gjendet në burgun e Tribunalit, që e dënoi me 22 vjet burgim, por në vitin 2014 ju zvogëlua në 20 vjet.

Para dy vite ka përmbushur dy të tretat e dënimit, por mekanizmi i Hagës ka injoruar kërkesën për lirim me kusht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

10 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

14 orë ago