Raportimi drejtpërdrejt i një gazetari nga bregdeti në Barcelonë kapi rastësisht momentin teksa një person vjedh qetësisht çantën e një pushuesi, për t’u larguar më pasi sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Në video shihet hajduti që kalon pas gazetarit, merr çantën dhe disa momente më vonë vjen pronari i saj që nuk e ka idenë se çfarë ndodhi.
Videoja më pas iu dërgua policisë për identifikimin dhe arrestimin e hajdutit.