POLITIKE

Hakmerret Putin, arreston kreun e FSB-së ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e ti.

Arsyeja: Dështimet e inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë.

Andrey Soldatov, një ekspert i çështjeve ushtarake ruse, tha se burime brenda FSB-së i bënë atij me dije se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putin-it.

Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Beseda-s.

Soldatov shkoi më tej duke thënë se Putin-i është ‘vërtet i pakënaqur’ me agjencinë – të cilën ai e drejtonte para se të bëhej president.

Presidenti rus thuhet se fajëson agjencinë, e cila e siguroi atë përpara pushtimit se forcat ruse do të përballeshin vetëm me rezistencën simbolike nga ushtria ukrainase dhe se vetë ukrainasit ishin të etur për t’u hequr qafe udhëheqësit e tyre.

Ndër arsyet e represioneve janë përvetësimi i fondeve të alokuara për punë subversive dhe të fshehta në Ukrainë, si dhe informacione qëllimisht të rreme për situatën politike në Ukrainë.

Në fakt, forcat e armatosura ruse janë përballur me rezistencë të ashpër nga ushtarët ukrainas, që i kanë luftuar ata deri në ndalesë.

Më herët u tha se Putin kishte shkarkuar gjeneralët e tij të lartë dhe se ishte i ‘tërbuar’, pasi inteligjenca kishte dështuar dhe strategjia e dobët panë që trupat e tij pësuan një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të luftës në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

12 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

17 orë ago