LAJME

Hamiti: Sulmi ndaj imamit Berisha ka qëllim të përmbushë agjendat armiqësore ndaj Kosovës

Teologu Xhabir Hamiti ka thënë se sulmi ndaj imamit të xhamisë së fshatit Lupç të Poshtëm në Podujevë, Zeqir Berisha, shkon përtej sulmit ndaj individëve dhe ka për qëllim përmbushjen e agjendave të huaja armiqësore ndaj Kosovës.

Berisha u sulmua fizikisht nga tre persona të enjten në mbrëmje. Sulmi ndodhi në vendin e tij të punës. Dyshohet që tre personat e kanë sulmuar imamin për shkak të bindjeve të tyre më radikale. Të tre të rinjtë janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rasti për “Vrasje në tentativë”. Imami ka marrë lëndime të rënda.

Në një shkrim në Facebook, Hamiti ka thënë se kushdo që sulmon duke u thirrur në emër të Zotit, bën veprim kundër vetë Zotit.

“Sulmi ndaj Imamit Zeqir Berishës, duhet të jetë i fundit dhe i papërsëritshëm në vendin tonë! Kushdo që tjetrin e ka sulmuar dhe e sulmon duke u thirrur kinse në emër të Zotit, i njëjti nuk bënë gjë tjetër veçse veprim të drejtpërdrejtë kundër vet Zotit në të cilin thirret, kundër shoqërisë, ambientit ku jeton, si dhe atdheut në të cilin frymon. Nuk mund të parafytyrohet e të besohet se ekziston një Zot dikun, i cili kërkon rrahjen, vrasjen dhe gjakderdhjen mes njerëzve në emër të Tij. Sulmi i fundit ndaj Imamit, por edhe sulmet tjera të mëhershme në vendin tonë ndaj atyre të cilët ngritën zërin kundër ngjyrimit të besimit me elemente përjashtuese dhe luftënxitëse, shkojnë përtej sulmit ndaj individëve, dhe pa dyshimin edhe më të vogël kanë për qëllim përmbushjen e agjendave të huaja armiqësore kundër vendit tonë”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vetë Hamiti para rreth 14 vjetësh ishte cak i një sulmi të tillë, për shkak të qëndrimeve kundër rrymave radikale.

Të premten, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës që ka dënuar “me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj Berishës”. BIK-u e cilësoi të papranueshëm aktin, ndërsa tha se përveçse ishte sulm mbi imamin, sulmi ka qenë edhe mbi xhaminë e edhe mbi BIK-un.

“Imami është autoriteti më i lartë fetar në xhemat, prandaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe i misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës. Ne e mbështesim imamin e respektuar dhe i qëndrojmë afër, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se është shumë i shqetësuar për sulmin fizik ndaj imamit, të cilin ka thënë se e njeh si person të shquar për humanitet, kulturë e tolerancë njerëzore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago