LAJME

Hapet rast në polici ndaj personit që largoi gurin përkujtimor të Nënës Pashkë

Të premten në mesditë është hapur rast ndaj personit që e ka larguar nga prona e tij gurin përkujtimor për Nënën Pashkë.

Ky gur ishte vendosur aty nga familjarët e Pashkë (Krasniqi) Markaj – nëna që dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj të vrarë nga forcat serbe.

Mirëpo pronari i arës ku Nëna Pashkë ishte vetëflijuar dhe ku ishte vendosur guri, një javë më parë vendosi që ta largojë atë, kështu duke ngjallur reagime të shumta në vend.

Reagime pati edhe dje (e premte) kur në rrjetet sociale u shpërndanë fotografi, ku shihej se i njëjti gur ka përfunduar në mbeturina.

Tani ky gur përkujtimor është marrë në përkujdesje të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale si dhe Komunës së Gjakovës, i cili është dërguar pranë Memorialit të Martirëve në Mejë.

Të premten është hapur rast në Polici ndaj personit i cili e ka larguar gurin përkujtimor nga prona e tij. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se personi në fjalë po akuzohet për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

“Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar  Agjencioni për Menaxhimin e Monumenteve Memoriale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më pastaj në raportin 24-orësh të PK-së.

Klani po ashtu mëson se tani shteti e ka marrë përsipër që kësaj nëne që u vetëflijua për bijtë e saj, t’i ndërtohet një monument i mirëfilltë.

Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, në një prononcim për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se kjo agjenci në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës kanë filluar me hartimin e projektit për ndërtimin e një lapidari.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth iniciativës shtetërore për të ndërtuar një lapidar për nënën që u vetëflijua.

Shteti po punon për një lapidar të ri për Nënën Pashkë

Tani ky gur përkujtimor është marrë në përkujdesje të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale si dhe Komunës së Gjakovës, i cili është dërguar pranë Memorialit të Martirëve në Mejë.

Të premten është hapur rast në Polici ndaj personit i cili e ka larguar gurin përkujtimor nga prona e tij. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se personi në fjalë po akuzohet për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

“Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar  Agjencioni për Menaxhimin e Monumenteve Memoriale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet më pastaj në raportin 24-orësh të PK-së.

Klani po ashtu mëson se tani shteti e ka marrë përsipër që kësaj nëne që u vetëflijua për bijtë e saj, t’i ndërtohet një monument i mirëfilltë.

Ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, në një prononcim për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se kjo agjenci në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës kanë filluar me hartimin e projektit për ndërtimin e një lapidari.

Shteti po punon për një lapidar të ri për Nënën Pashkë

Nëna Pashkë u vetëflijua në vitin 2003, pasi asaj iu kthyen mbetjet mortore të djemve të saj që ishin vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago