LAJME

Hapet shkolla e parë shqipe në Firenze

Firenze tashmë do të ketë një shkollë të vetën shqipe.

Është ky njoftimi i publikuar nga shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku”, ku bëhet me dije se gjuha shqipe tashmë do të mësohet falas për gjithë fëmijët e moshës nga 5-15 vjeç.

Në Firenze, numri i shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënshtetas italianë apo rezidentë, është i konsiderueshëm në raport me popullsinë vendase. Siç është kontributi i tyre në jetën e qytetit dhe përditshmërinë e tij.

Shoqata ka njoftuar se shtatë mësuese të shqipes, me përvojë në mësimdhënie në Shqipëri e Itali, do të zhvillojnë mësimin e gjuhës e kulturës shqipe me fëmijët me origjinë shqiptare të lindur në Itali, të cilët duan të njihen me gjuhën e prejardhjes e jo vetëm, si element identitar e pasurues i dimensionit të tyre si nënshtetas a rezidentë italianë.

Njohja dhe shkëmbimi i mendësive në një Firenze të hapur multikulturore është një nga qëllimet e shoqatës dhe ky hap i parë i krijimit të shkollës shqipe, si bërthamë e qendrës së gjuhës e kulturës shqipe nesër, është i rëndësishëm.

Ditën e parë të shkollës, e cila ndodhet pranë Circolo SMS Rifredi, me praninë e 25 fëmijëve të parë të regjistruar dhe një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar në Firenze, institucionet italiane u përfaqësuan nga drejtuesja e Bashkisë Firenze mbi Çështjet e të Rinjve e Traditave Popullore, Letizia Perini, sekretari i përgjithshëm i CGIL, Bernardo Marasco, Presidenti i Disktriktit 5, Filippo Ferraro, zv/Presidenti, Franco Muzzi dhe këshilltarja e aktivistja Senka Majda.

Presidenti i shoqatës “Adriatiku”, Naim Doda, hapi takimin, duke shprehur optimizmin e tij për këtë fillim e për hapat e tjerë që do të ndërmerren, për të cilët po punohet në vijimësi.

Ardita Repishti, koordinatore e shkollës shqipe “Jeronim de Rada” e njëherësh mësuese, prezantoi hapat e bërë për këtë qëllim, në bashkëpunim me bashkësinë shqiptare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut në Itali e atdhe, objektivat për rritjen e shkollës e konsolidimin e saj, duke u mbështetur në punën profesionale të gjashtë mësueseve të gjuhës shqipe, Tonine Maçaj, Dafina Shima, Saimire Kopshti, Filloreta Alltari, Dafina Nine e Etleva Gjinaj.

Senka Majda, bashkëpunëtore e hershme e shoqatës dhe komunitetit shqiptar në Firence, sa i takon përfaqësimit institucional, solli përshëndetjet e drejtueses së Arsimit të Bashkisë Firenze, Benedetta Albanese, e cila siguroi mbështetje për mësimin e gjuhës shqipe.

Nga ana e vet, Majda, e angazhuar në çështje të dinjitetit të qytetarëve në një Itali multikulturore, prezantoi lëvizjet e radhës për konsolidimin e veprimtarive të komunitetit me institucionet.

Bernardo Marasco, Sekretar i Përgjithshëm i CGIL në Firence, u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen në një aktivitet të tillë, me përfaqësi të zgjeruar të shqiptarëve në Itali, si kontribues të qenësishëm të jetën ekonomike, sociale e kulturore të vendit dhe ftoi për aktivizëm sa u takon çështjeve parësore të lidhura me fatet e emigrantëve në Itali.

Filippo Ferraro, President i Distriktit 5, falënderoi për një organizim të tillë dhe premtoi hapësira e mbështetje të strukturave për shqiptarët në Itali. Aktivitetet e radhës të lidhura me uljen e viteve për marrjen e nënshtetësisë dhe gëzimit të të drejtave të plota të rezidentëve, si qytetarë italianë ishin një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së tij.

Franco Muzzi, nënpresident i Distriktit 5, përgëzoi për hapin e rëndësishëm të bërë dhe premtoi mbështetje për më tej.

Premtime të rëndësishme për zgjerimin e shkollës shqipe në Firence, me filiale në të gjitha distriktet, me mjedise të përshtatshme për fëmijët e të rinjtë në institute vendore në qytet, apo ambiente shkollore, u artikuluan nga drejtuesja e Sporteve, Politikave për të Rinjtë dhe Traditat Popullore e Bashkisë së Firenze-s, Letizia Perini.

Perini u shpreh entuziaste për organizimin dhe e gatshme të bashkëpunojë me komuntitetin shqiptar në Firence për konsolidimin e mësimit të shqipes për shqiptaro-italianët e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Sfida e shkollës shqipe është në hapat e parë, por sigurisht mbështetet në vullnetin e mirë të të gjithë atyre që e duan dhe punojnë për të.

Shoqata kulturore “Adriatiku”, me përfaqësues të Shqipërisë, Kosovës, arbëreshë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, – veç mësimit të gjuhës dhe njohjen me kulturën e zakonet shqiptare në realitetin multikulturor të Firenze-s së të nesërmes, – ndërmerr organizimin e seminareve, konferencave dhe festave tradicionale e kombëtare, po ashtu kremtime me karakter kulturor të ndërsjellë që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

1 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

2 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

6 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

6 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

7 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

7 orë ago