Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova nuk ka arkiva të UÇK-së, dhe se ky është një gabim amatoresk i qeverisë Kurti.
“Kjo nuk është një kërkesë e re e Serbisë, këtë kërkesë Serbia e ka pasur që nga fillimi i procesit të dialogut, dhe gjithmonë ka insistuar në një narracion të ndërtuar se UÇK ka qenë një organizatë kriminale dhe ka pasur në mision të saj vrasjen e civilëve të pafajshëm serb në kuadër të një projekti më të madh dhe pashmangshëm qytetarët serb të pagjetur dhe të vrarë janë produkt i një projekti më madhorë të UÇK-së”
“Një projekt i tillë , një plan i tillë , një arkiv e tillë nuk ekziston. Kur flasim për arkivat e UÇK-së, ajo çfarë mendon Serbia nuk janë ditarët, uniformat e para, deklaratat për shtyp, ata kur i referohen arkivës, apo dosjeve , i referohen pikërisht kësaj që unë thash një operacioni të planifikuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta asgjësuar popullatës serbe në Kosovë. Ky është një gabim i madh, i pafalshëm, dhe druaj se do të ketë pasoja për Kosovën”, tha Çitaku në Info10.
Çitaku ka akuzuar Bislimin, për deklaratën e tij në lidhje me hapjen e arkivave Kosovë- Serbi
“Unë çfarë kam parë ka qenë një deklarim i mjegullt nga zëvendëskryeministri, i edituar herë, pas here, dhe kemi parë, dhe kemi parë deklaratat e Serbisë, triumfale të cilat thonin se më në fund Kosova pranoj ti hap arkivat, te cilat ata i janë referuar që nga fillimi”, tha Çitaku.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…