Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Haradinaj tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare.
“AAK vlerësojnë se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat poashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. AAK=-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtueses”, tha ai.
Më tutje lideri i AAK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
“AAK poashtu i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht të komunitet serbë në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe poashtu mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit. Me këtë rast AAK dhe grupi parlamentar i fton aleatët dhe ata të sigurisë që ta përkrahin Kosovën per ruajtjen e rendit kushtues të Kosovës”, ka thënë ai.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…