Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se e kupton frustrimin e tij pasi ia ka prishur planin serbomadh.
Rama ka thënë se “Haradinaj me paturpësi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit”, derisa ka kritikuar vendimin e Haradinajt rreth taksës.
“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj tutje uron që Kurti të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës.
“Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, ka thënë Haradinaj.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…