POLITIKE

Haradinaj i premtoi vizat për në shkurt: Tanja Fajon ka një përgjigje për këtë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, po ngutet për të dhënë deklarata rreth liberalizimit të vizave duke premtuar se këto mund të heqen në fund të shkurtit ose fillim të marsit. Mirëpo, Raportuesja në PE për këtë çështje, Tanja Fajon, ka thënë se nuk ka zhvillime rreth këtij procesi, dhe se nuk mund të jep data për vitin tjetër.

Eurodeputetja Tanja Fajon, në një përgjigje për Gazetën Metro nuk ka dhënë datë se kur mund të përfundojë ky proces, ani pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE’ja.

“Fatkeqësisht nuk ka ndonjë zhvillim në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Europian konfirmoi përmbushjen e kritereve, dhe Parlamenti Europian e ka aprovuar mandatin e tij të negociatave, përsëri në shtator pas zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Ajo theksoi se pret që njëjtë si Komisioni Europian dhe Parlamenti, të veprojë edhe Këshilli i Ministrave, dhe që ky proces të ecë tutje.

“Sidoqoftë, ne presim që të njëjtën si KE dhe PE, ta bëjë edhe Këshilli i Ministrave. Por, presim që të ketë zhvillime sa i përket kësaj çështje”, tha Fajon për Metron.

Mirëpo, ndryshe prej Fajonit, Haradinaj po pranon që të jep data, ku sipas tij, liberalizimi i vizave mund të ndodhë në fund të shkurtit, më së largu, në fillim të marsit.

Kështu deklaroi ai rreth dy ditë më parë, ku tha se u ka dërguar një shkresë vendeve të BE’së, vendimarrëse për këtë çështje, që t’i heqin vizat.

“Jemi më skeptik tash. Është zor me ndodh sepse po shihet që jemi afër Krishtlindjeve. Jam interesuar për kalendarin e Këshillit të Evropës dhe besoj që gjasat e ardhshme i kemi në fund të shkurtit, fillim të marsit, që me hy në rend dite. Unë kam vazhduar komunikimin me palët dhe ju kam bërë shkresa të gjitha shteteve vendimmarrëse të BE-së për këtë temë që është një padrejtësi. Mund të ketë ndikuar në shtyrje pak edhe vonesa në formim të institucioneve, që disi po na zbehin fuqinë tonë, pasi që kemi mbajt zgjedhje por nuk po e japim lajmin e duhur për institucionet e reja. Dhe besoj që kjo na ka krijuar problem”, ka thënë ai.

Ndryshe, Haradinaj vizat gjatë këtij viti, vizat i ka premtuar disa herë duke deklaruar fillimisht se ato mund të heqën në muajin shtator, pastaj, duke thënë se kjo mund të ndodhë edhe në nëntor, ose dhjetor.

Se a do të heqen vizat në shkurt apo mars, ose në ndonjë muaj tjetër gjatë vitit të ardhshëm, mbetet të shihet nga vendimet e presidencës së re të BE’së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

25 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

35 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago