POLITIKE

Haradinaj pasi ardhjes nga SHBA: Do të kemi presion për një “Dodik Republikë”

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është kthyer nga vizita zyrtare në SHBA, ku bashkë me të ishte edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por me këta dy, Haradinaj tha se nuk ka pati asnjë takim. Megjithatë, Haradinaj tha se pjesëmarrja e tij ka qenë e rëndësisë së madhe për t’i bërë të qarta qëndrimet se nuk duhet të ketë lëvizje të kufijve apo ndarje të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ka qenë me rëndësi që kam shkuar t’i qartësojmë pozicionin Kosovës. Po ashtu ka qenë e rëndësishme edhe për faktin se Serbia dhe Vuçiq janë shumë aktivë. Unë kam qenë atje për të thënë se është e pamundshme që Kosova të merr ndonjë model nga Bosnja”.

“Kur zhvillimet po marrin drejtim të gabuar atëherë është shumë e vështirë të korrigjohen më vonë siç është ndryshimi i kufijve. S’ka qenë lehtë me u përballë me atë ide”.

“Do të ketë presione për një “Dodik Republikë”. Kjo duhet të kundërshtohen nga të gjithë. Të mos bëhen shumë burra të mirë dhe të nguten duke u pajtuar menjëherë sepse ky është rreziku për Kosovën”.Kjo vizitë e ka një rëndësi të madhe sepse jemi duke biseduar me Gjermaninë dhe Amerikën”.

“Duhet ta kemi të qartë, s’është mirë që të pajtohet askush me ide të këqija. Unë do të punoj t’i kundërshtoj idetë e këqija prej kujtdo që vijnë. Nuk është Kosova mall ta çojmë në treg në New  York, kjo duhet të respektohet. Kam ndodhur i vetëm këtu dhe unë jam ai që i kam lënë në lloq dhe do ta bëj sa herë që ata që duan me nda Kosovën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago