POLITIKE

Haradinaj për Kurtin: S’tu ka ndalë goja duke u kokorizë e duke bërë çaka-çaka, hajde puno tash

Përballë analistëve në televizionin publik, Haradinaj e fton Kurtin të dalë në punë dhe, siç thotë ai, të tregojë se si di të punojë.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër kohës së fundit me Albin Kurtin, njeriun që pritet ta ketë pasardhës, ani pse dikur kishin marrëdhënie shumë të mirë kur ishin bashkë në opozitë.

Përveç deklaratës së njohur ku Haradinaj e quan “mashtrues” Kurtin, ka qenë një intervistë e tij para disa ditësh në RTK, ku nuk kursehet fare Kurti.
Përballë analistëve në televizionin publik, Haradinaj e fton Kurtin të dalë në punë dhe, siç thotë ai, të tregojë se si di të punoj.

Haradinaj ka thënë se dikur Kurtit dhe VV’së nuk i është ndalur goja, siç potencon ai, duke “kokorizë” dhe duke bërë “çaka-çaka”.

“Nuk duhet me ba lojna e me zhgënjy një popull, kur e ke marrë besimin. Kape hyn në punë, puno. Unë po du me pa në punë ketë njeri (Albinin). Unë kom drejt me kërku me pa në punë këtë njeri, se qe sa kurrë s’ju ka nal goja: çaka-çaka-çaka! Hajde të shoh në punë një herë, të shoh qysh din me qenë në tema nacionale, qysh din me ndreqë shëndetësinë, qysh din me nalë korrupsion. Hajde të shoh në punë e mos të shoh tuj o kokorizë. Se tan kohën janë kokorizë kur jemi kanë në zorin ma të madh, përballë tan atyre të këqijave që i vijshin Kosovës, këta janë kanë profitera o vëlla. Këta veç çaka-çaka me fitu ndonjë votë. Vetëm interesin e vetë e kanë këqyr Vetëvendosja me shtu ndonjë votë”, thotë Haradinaj në studion e RTK’së.

Ndër të tjera, duke ia përsëritur kërkesën për të marrë përgjegjësinë që i takon, Haradinaj i ka thënë Kurtit “ia ke nxi jetën këtij populli qe sa vjet rrugëve”.

“Hajde të shoh një herë në punë, po du me të pa në punë, se ia ke nxi jetën këtij populli qe sa vjet rrugëve, bon ato e bën këtë. Hajde, unë po du me pa në punë. Hajde puno njihere, nisja punës se po du me të pa qysh punon”, ka thënë Haradinaj.
“S’mundesh në pakufi me ba hajgare me këtë popull”, theksoi ai.

Sidoqoftë, Albin Kurti po thekson se është i gatshëm ta marrë Qeverinë, mirëpo në vazhdimësi ka potencuar se nevoja për krijim të shpejtë të institucioneve nuk duhet të bëjë që ata të bëjnë një marrëveshje të keqe me LDK’në.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago