Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 raporet që i ka me ish-shokun e tij të luftës, Rexhep Selimin.
Selimi dhe Haradinaj, së bashku me Mujë Krasniqin, ishin ushtarët e parë të UÇK’së që kishin dalë në publik. Por kohët e fundit thirrjet nga Gjykata Speciale kanë ftohur marrëdhëniet mes të dyve. Daut Haradinaj kishte akuzuar Selimin se kishte “knu” para gjykatësve. Ky i fundit i kishte mohuar akuzat.
“Ai i ka thënë Sylës që të mbrohet në heshtje. E dimë që janë shumë të afërt”, ka thënë Haradinaj.
“E ka sugjeruar Sylën të mos flasë, pse i ka thënë që të mbrohet në heshtje? Vetëm këtë përgjigje të ma jep unë jam në rregull”
Tutje Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do të arrijë të bëjë bëjë dicka, dhe ka thënë se ajo është selektive, pasi gjykon vetëm luftën e UÇK’së. Por ka shtuar se ndjehet i dëshpëruar me disa bashkëluftëtarë që po dëshmojnë atje.
“Ata që janë intervistuar nga tre ditë kanë dicka për të thënë”
Ndërsa ëpr Rexhep Selimin ka thënë se nuk është i drejtë politikisht.
“I njëjti lëshoi AAK’në pasi bëri koalicion me LDK’në, cka ndryshoi LDK’ja tash. Na akuzonte ne atë kohë që ishim tradhtarë, që u bëmë me Ibrahim Rugovën etj…, ndërsa ne heshtëm. Tani ai kaloi me LDK’në”, tha Haradinaj.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…