POLITIKE

Haradinaj: Qeveria Kurti është mashtrim – arsyetimi i tij për dështime është “shpërthimi i minave të qeverive të kaluara”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur qeverinë Kurti, qeveri mashtruese ndërsa ofroi disa argumente.

“Qeveria Kurti është mashtrim nuk pres prej deputetëve të Lëvizjes të Vetëvendosjes që ta pranojnë, por ja po ju jepi disa argumente, ne vazhdimësi e dëgjojmë Kurtin duke i thënë përkatësve po më shpërthejnë minat e kurdisur të qeverive të kaluara, po sigurt e ki ky është arsyetimi që ju jep atyre afër vetit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj e pyeti Kurtin, se për çfarë kërkoi votat e popullit.

“Po ja jepi një pikëpamje të luftës si një komandat që thotë po e mbysim veten qa na kanë lanë këto mina para nesh, ju lutem ai ka kërkuar votat me nxjerr popullin pikërisht nga këto mina të kurdisur, si ka mundësi ai që ju ka dhënë shpresë njerëzve po i shkel këto mina”?

“Ky e ka ditur kush e ka qeverisë popullin që 20 vjet dhe I ka bërë analizë, I cili ka thënë se duhet të zbriten çmimet, ku janë ata njerëz qa kanë bërë ato analize atëherë”.

Ndërsa, për vendimin e ZRRE-së kreu i AAK-së si zgjidhje po e sheh që të shfuqizohet vendimi.

“Unë mendoj se ja vlen me i bë një kërkese qeverisë sonë që ta shfuqizojë këtë vendim të ZRRE-së për një kohë të pacaktuar, sepse jemi duke hyrë në pranverë ka ndodhur subvencionimi do të ulët konsumi dhe në vjeshtë ose në dimri që vjen ta diskutojmë edhe një herë në këtë parlament se si të veprojmë besoj që ka hapësirë për një veprim të tillë edhe buxhetor edhe planifikues, por edhe argumentet që janë dërguar në ZRRE është shprehur për vështirësinë e përballje në rritjen e çmimit” .


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago