Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar të martën seme përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth shtrirjes së sundimit të ligjit në Veriun e Kosovës.
Në atë takim, kanë qenë edhe dy liderët e tjerë opozitarë, Memli Krasniqi (PDK) dhe Lumir Abdixhiku (LDK).
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
Darka e Escobarit për liderët opozitarë është shtruar të mbrëmjen e së martës.
E emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, sot do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…