LAJME

Hark triumfi në Serbi, arkeologët zbulojnë një vendbanim të lashtë romak në Viminacium

Në Serbi është zbuluar një hark triumfi i lashtë romak i cili daton që në shekullin e tretë. Sipas arkeologëve, ky sit arkeologjik ndodhet pranë qytetit të Kostolacit, kryeqyteti i provincës romake të Moesia, 70 km në lindje të Beogradit.

Arkeologët sqarojnë se fillimisht ranë në gjurmët e këtij harku në muajin dhjetor ndërkohë që ishin duke u bërë punimet për rrugën e këtij qyteti.

“Viminacium tani është pasuruar me një hark triumfal, i cili është një objekt jo shumë i zakonshëm, veçanërisht në këtë pjesë juglindore të Evropës. Në Romë ka pasur rreth njëzet të tillë, ndoshta më shumë. Ka edhe në zonën përreth, më i afërti ishte në Selanik, por këtu në këtë rajon, ky është harku i parë triumfal”, tha drejtori i Institutit Arkeologjik, Miomir Korac.

Ndërsa asistenti i Korac thotë se kjo zonë e qytetit ishte një lagje elitare, ndërsa objektet që janë gjetur në të tregojnë për periudhën kur në këtë qytet kishte jetë.

“Ne shohim ndërtesa që datojnë në shekullin e dytë kur kjo zonë e qytetit ishte një lagje elitare dhe në fillim të shekullit të tretë kur u ndërtua harku. Këtë e dimë duke u bazuar te ato që kemi gjetur këtu, zakonet e vërteta të njerëzve që jetonin  në këtë zonë të qytetit, siç dëshmohet nga qeramika e importuar, amforat e Rodosit që përdoreshin për transportin e verërave dhe amforat e Detit të Zi gjithashtu”, u shpreh Ilija Dankoviq.

Viminacium ishte një qytet romak me 45.000 banorë me hipodrom, fortifikime, një forum, pallat, tempuj, një amfiteatër, ujësjellës, banja dhe punishte. Ai ka ekzistuar midis shekujve të parë dhe të gjashtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago