Është rikthyer furishëm konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë pas bombardimeve të mbrëmshme nga azerët në drejtim të tokës armene, si asnjëherë më parë.
Reuters raporton për 49 ushtarë armenë të vrarë për shkak të sulmeve azere në Goris, Kapan, Jermuk, Martuni, Artanish dhe Sotk.
Me herët Azerbajxhani theksoi se kishte sulmuar armenët për shkak se për disa ditë me radhë, forcat e tyre kishin minuar një territor të madh brenda kufirit zyrtar të Azerbajxhanit duke i cilësuar këto veprime si provokime të rënda të marrëveshjes së armëpushimit.
Ndryshe nga lufta e vjeshtës së 2020, Azerbajxhani kësaj radhe ka sulmuar në brendësi të territorit të Armenisë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ky fakt i tremb ekspertët e sigurisë së konflikti mund të përshkallëzohet pasi azerët kërkojnë akses direkt në enklvën e Nahçivanit, e cila është e ndarë nga pjesa tjetër e vendit.
Mediat e huaja raportojnë ndërkohë se ashtu si edhe në luftën e vitit 2020, edhe tani, azerët dhe turqit janë duke kryer stërvitje vetëm pak kilometra larg rajonit të Nagorni Karabakh.
Pas humbjes së luftës në vitin 2020 armenët u detyruan të largoheshin nga territoret e pushtuara në fillim të viteve ’90 në Nagorni Karabakh, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Madje, armënt etnikë atje shpallën edhe Republikën e Artsakh me mbështetjen e rusëve, e cila nuk është e njohur ndërkombëtarisht.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…