POLITIKE

Hashim Thaçi ftesë Ramës: Të heqim kufirin dhe doganën mes Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që të heqë taksën rrugore dhe të hapë kufirin Kosovë – Shqipëri.

Në konferencën e fund vitit, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që qysh sot të heq kufirin dhe doganën dhe çdo barrierë tjetër me Shqipërinë.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot jo nesër, qysh sot është e gatshme të marr vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës nuk ka nevojë të shtyhen nesër. Do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilën e ftoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama të marrë këtë vendim, unë jam gati”, thotë ai.

Më tej, presidenti shton se nuk mund të presin tekat e shtetit serb.

“Sepse ne nuk mund të presim tekat e Serbisë, është absurditet kur e dimë që diçka e tillë duartrokitet në vendet që nuk e duan të ardhmen e përbashkët të dy shteteve tona, apo, të kërcënimeve boshe që mund të vijnë për këtë akt nga BE plotësisht i lodhur dhe i paaftë. Është shumë ledhatuese për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha ai.

Sa i përket raporteve me Edi Ramën pas Samitit të Tiranës, Thaçi ka thënë se vlerëson kontributin e mikut të tij të zgjedhur.

“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne.

Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë, iniciativa duke mos e trajtuar Kosovën si shtet të pavarur i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes”, tha Thaçi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

1 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

11 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago