Sekretarit të përgjithshëm të qeverisë maqedonase, Muhamed Zekiri, i cili dha dorëheqjen dje, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur të premten mbrëma që të pranojë propozimin e prokurorisë së Maqedonisë dhe të caktojë masën e paraburgimit për Zekirin.
Zekiri më pas me autojmet të policisë është dërguar në Burgun e Paraburgimit në Shkup.
Dyshohet se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar të këtij viti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, pa kryer procedurë të prokurimit publik, ka lidhur marrëveshje për shërbime konsulence me një person juridik.
Zekiri në këtë mënyrë ka përfituar fond të kundërligjshëm për personin juridik në vlerë të përgjithshme prej rreth 795.000 euro në dëm të buxhetit të Maqedonisë së Veriut.
Por ai këmbëngul në pafajësinë e tij.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…