POLITIKE

Haxhiu: Jemi të bindur se Kushtetuesja do ta pezullojë dekretin e Presidentit para të shtunës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shpresë të madhe në reagim të shpejt të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së tyre.

Haxhiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vetëvendosje është pranë fitores në Gjykatën Kushtetuese, përcjell Telegrafi.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë ka thënë se janë marrë si precedent shumë vende në rajon si Sllovenia apo Kroacia, e që sipas saj tregojnë se Presidenti Thaçi ka shkelur kushtetutën që ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër.

“Ajo që ka ndodh sot e shkatërron demokracinë dhe vullnetin e popullit. Ç ‘kuptim ka dalja në zgjedhje dhe ç ‘kuptim ka të dalësh parti e parë nëse bëhen pazare të tilla në Kuvend”.

Haxhiu është shprehur e bindur se Gjykata Kushtetuese do të merr një masë të përkohshme për ta ndalë efektin e këtij dekreti e që sipas saj më pas do të procedohet sipas kërkesës së Vetëvendosjes.

“Masa e përkohshme nuk varet nga ditët e festive. Jam e bindur se Gjykata do të merr shumë shpejt masë të përkohshme pasi nuk mundet ndryshe”, tha ndër të tjera Albulena Haxhiu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago