Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ai ka kohë që është fytyrë publike e anatemuar nga spektri politik. Ai përmend linçimin e viteve 90-të që iu bë nga partia e vetme shqiptare atë kohë. Ai thotë se nuk e di pse iu bë ky linçim.
“Kur je fytyrë publike, dhe kur merr guximin të shkruash e të marrësh anë në debate të nxehta politike, njerëzit të shohin si pikë të lehtë për ta sulmuar”
“LDK më ka linquar përmes gazetës Morri. Morri ishte pjesë e revistës javore Koha. Në vitin 1994 isha pjesë e gazetës Koha bashkë me shokun tim Shkëlzenin. Ne shiheshim nga një pjesë e Rilindjes dhe LDK’së si komunistë”, tregon Haxhiu.
“Sulmi i LDK’së ka pasur cak kryesisht Shkëlzenin dhe Vetonin si pjesë e një projekti i cili e ka prodhuar Kohën dhe ata thonin se Koha është një produkt i periudhës komuniste. Në kohën e komunizmit ne shiheshim si armiq të LDK’së, ne anatemoheshim pa nevojë dhe pa e ditur pse. Ne kishim pasur një qasje ndryshe ndaj LDK’së për Dejtonin. LDK kishte fuqi të madhe politike të kohës, edhe sikur partitë të bashkoheshin sot nuk do mund të krijonin atë fuqi që pati LDK atëherë”, shton ai.
Tutje Haxhiu tregon se kur përfundoi ky linçim dhe ndryshim i qasjes ndaj tyre.
“Por në vitin 97 populli ndryshoi qasje ndaj neve pas qëndrimit tonë ndaj protestave të studentëve”, tregon tutje Haxhiu.