BOTA

Helikopteri luftarak amerikan fluturon pa pilot për herë të parë

Një helikopter luftarak amerikan, Black Hawk, kreu të shtunën e kaluar fluturimin e parë autonom, pa një pilot në bord. Helikopteri fluturoi për 30 minuta në bazën ushtarake “Campbell” në Kentaki dhe e përsëriti fluturimin edhe të hënën, sipas njoftimit të Agjencisë Amerikane të Projekteve të Mbrojtjes.

Fluturimi testues u krye falë Sistemit të Automatizimit të Kabinës Drejtuese, siç quhet pajisja që mendohet të montohet në helikopterët ekzistues, për të bërë të mundur ngritjen dhe manovrimin e tyre pa pilot.

Helikopteri Black Hawk, modeli UH-60A, kishte të instaluar “Matricën Sikorsky”, nga kompania e prodhimit të mjeteve dhe pajisjeve luftarake “Lockheed Martin”, një teknologji që lejon kryerjen e fluturimeve autonome. “Me uljen e ngarkesës së punës, pilotët mund të përqendrohen te menaxhimi i misioneve dhe jo gjërave mekanike”, tha Stuart Young, menaxher programi në Agjencinë e Projekteve të Mbrojtjes. “Ky kombinim unik pajisjeve dhe programeve autonome e bën fluturimin më të zgjuar dhe të sigurt”.

Helikopteri Black Hawk – Skifteri i Zi – i quajtur kështu sipas një luftëtari nativ amerikan të shekullit XVIII, është përdorur për herë të parë nga ushtria amerikane në vitin 1979. Prej asaj kohe, helikopteri ka pësuar disa modifikime dhe është pasuruar me versione më moderne. Këto mjete fluturuese janë përdorur në konflikte të armatosura në Grenada, Pana, Irak, Somali, Ballkan, Afganistan dhe në zona të tjera të Lindjes së Mesme. Disa prej këtyre helikopterëve i janë dhuruar nga SHBA-ja edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

10 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago