Mbrojtja e njërit nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plavës, para seancës së sotme kërkoi që këtij të fundit t’i bëhej edhe një ekzaminim shtesë, ndonëse një i tillë ishte kryer disa muaj më parë.
Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues.
Disa muaj më parë, në dokumentin e ekspertizës psikiatrike të Granit Plavës, të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, thuhej se i akuzuari ishte i përgjegjshëm për veprën. Sipas raportit, ai në natën kritike nuk ka shfaqur asnjë element psikiatrik që do të mund të ndikonte në aftësinë e tij për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij, njofton Klankosova.tv.
Pos kërkesës së mbrojtjes së Granit Plavës, nga një të tillë veç e veç, pati edhe nga ana e Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës.
“Kërkesa që mbrojtja e Naim Murselit e kishte paraqitur ishte rikonstruimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mbrojtja e Kushtrim Kokallës kishte kërkuar që të dëgjohet edhe një dëshmitar shtesë, dëshmitar i cili quhet Tafil Kokalla. Ndërsa mbrojtja e Granit Plavës ka kërkuar që të bëhej edhe një ekzaminim shtesë ndaj tij, por këto kërkesa të gjitha janë refuzuar nga trupi gjykues”, tha gazetarja Gramisa Latifi e cila sot e përcolli nga afër seancën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Pos Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë edhe Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla, ndaj të cilëve seanca e radhës do të mbahet më 11 shkurt
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…