Heroi hebre i luftës italo-greke që ia dhunojnë varrin nazistët grekë

Nga Arben Llalla

Greqia po bënë vazhdimisht presione Shqipërisë për të mbushur rreth 8.000 varre fantazmë me eshtra qoftë të kafshëve, por edhe të shqiptarëve duke i pagëzuar si eshtra të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Do të ishte më e pranueshme dhe e respektueshme, nëse do kishte një varrezë monumentale e nderuar nga të gjithë se sa disa varreza me eshtrash pa identitet të pagëzuar nga Greqia si eshtra të ushtarëve të saj.

Mordehe Friz

Një fakt interesant është gjetja më 2001 e eshtrave të kolonelit greko-hebre Mordehe Friz në fshatin Tremisht të Përmetit dhe rivarrosja e tij në vitin 2002 me nderime në varrezat hebreje të Selanikut, ku familja dhe komuniteti hebre në Greqi kërkoi me këmbëngulje që këto eshtra të rivarrosen me nderime atje ku e kanë vendin dhe nderin, pra në Selanik dhe jo të mbeteshin pa nderime e pakrenari në Shqipëri.

Për fat të keq, varrezat dhe varri i heroit të Greqisë, Mordehe Friz dhunohen nga fanatikët fetarë ortodoksë dhe nazistët grekë. Kjo tregon se fanatizmi dhe intoleranca fetare nuk ofrojnë zgjidhje, por janë problemi në Greqi.

Mordehe Friz lindi në 1893 në Halkidha të Greqisë. U diplomua për drejtësi dhe mbaroi më 1916 shkollën e oficerëve në Rezervë. Djali i tij Jakov Mordehe Friz dërgoi mbi 2.000 letra qeverive të Greqisë dhe ambasadës greke në Tiranë për gjetjen e eshtrave të babait të tij, deri sa më 2002 këto eshtra u gjetën dhe u rivarrosën në Greqi.

Mordehe Frizis u vra më 5 dhjetor 1940 nga bombardimet e aviacionit italian.