POLITIKE

“Hije skandali” në administratën Trump, Sekretari amerikan i Mbrojtjes mori gruan në takime me ushtarakë të huaj

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka marrë gruan në dy takime me kolegë të huaj ushtarakë, ku janë diskutuar informacione të ndjeshme.

Ish-producentja e Fox News, Jennifer Hegseth, nuk është e punësuar në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, kanë thënë zyrtarët.

Siç raporton The Wall Street Journal, ajo ka marrë pjesë në takimet me ministrin britanik të Mbrojtjes, John Healey, si dhe në selinë e NATO-s në Bruksel për bisedime mbi Ukrainën.

Takimi me Healeyn është mbajtur një ditë pasi SHBA-ja njoftoi se kishte ndaluar ndarjen e të dhënave të inteligjencës me Kievin. The Wall Street Journal shkruan se në takim është diskutuar arsyetimi amerikan pas këtij vendimi, si dhe bashkëpunimi i ardhshëm ushtarak midis dy aleatëve.

Raporti thotë se takimi i NATO-s ka qenë me një forum prej 50 shtetesh të udhëhequr nga SHBA, i njohur si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Zyrtarët thonë se në këtë forum rregullisht diskutohen informacione konfidenciale, përfshirë donacionet për Ukrainën, të cilat nuk duan të bëhen publike.

Disa nga zyrtarët e pranishëm në takime nuk e kanë ditur se kush ishte Jennifer Hegseth, ndërsa të tjerë janë habitur nga prania e saj, por takimet janë zhvilluar pa kundërshtime.

Ky raport vjen në mesin e shqetësimeve për mënyrën se si Hegseth trajton informacionet e ndjeshme dhe sekrete. Së fundmi, është zbuluar se ai ka dërguar një mesazh mbi orën e fillimit të një sulmi të planifikuar kundër Huthëve në Jemen më 15 mars, si dhe detaje të tjera për valët e ardhshme të sulmeve ajrore amerikane, sipas një fotoje të një bisede në tekst të publikuar nga The Atlantic.

Hegseth e ka mohuar disa herë se ka shpërndarë plane lufte, ndërsa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po përpiqet të përballojë pasojat e zbulimit se redaktori kryesor i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, ishte përfshirë në një bisedë grupore në aplikacionin e mesazheve të koduara Signal me këshilltarët më të lartë të Trumpit për sigurinë kombëtare, për të koordinuar ofensivën në Jemen.

The Wall Street Journal raportoi të enjten se sulmet ishin bazuar në të dhëna të inteligjencës izraelite, të marra nga një burim njerëzor në Jemen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

11 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

15 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

16 orë ago