Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill ka folur për vizitën e minstrit serb, Aleksandar Vulin në Rusi.
Kësaj vizite, Hill i është përgjigjur me tallje, duke thënë se përveç tij, arsyen e kësaj vizite mund të mos e kuptojë as vetë Vulin.
“Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqej të arrinte atje. Dhe, sinqerisht, ndoshta edhe ai nuk e kupton”, tha ambasadori Hill.
Ditëve të fundit, Vulin ka qëndruar në Moskë, ku është takuar edhe me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov. Vulin, i njohur si një politikan radikalisht nacionalist, ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Ndërkaq, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, i ka quajtur ‘histeri’.