LAJME

Historia e gazetarit që la profesionin për të ngritur fermën me gomarica, Rama me batuta: La gomerët e qytetit për to

Elton Kikia, një gazetar me 13 vite eksperiencë pune, ka treguar sesi ka lënë punën në Tiranë dhe i është dedikuar fermës së tij me gomarica.

Ai thotë se preferon më shumë të merret me gomaricat sesa të durojë stresin që i shkakton Tirana.

“Jam Elton Kikia, banor i Tiranës por lindur në Papër të Elbasanit, ku jam rikthyer pas 30 vitesh për të investuar në një fermë gomaricash. Pas 16 vitesh punë në kryeqytetet dhe pas 13 vitesh punë në profesion si gazetar, e ndjeva veten më mirë mes gomaricave sesa në stresin, trafikun e Tiranës dhe lidhjes së gazetarisë dhe medias, me pak shaka këtu brenda. Ideja e ngritjes së fermës ka qenë një çmenduri, askush nuk më mbështeti, por gjithsesi vendosa që diplomën e gazetarisë ta fusja në sirtar dhe të mos ia shihja më sytë. Erdha në fshat, bleva disa gomarica dhe ia nisa duke bërë një kombinim të eksperiencës në marketing që më ka dhënë dhe të eksperiencës së një djali të rritur në fshat. Të gjithë thonë se nuk shet, por kurrë nuk do të shesësh nëse nuk di. Në fillim as unë nuk dije, por sot kam një treg që fillon nga Shkupi, Prishtina Tirana dhe gjithë Shqipëria, Ia kam dalë dhe mendoj më mirë sesa mund t’ia dilja në gazetari”, tha Kikia.

 

Kryeministri Rama i dha certifikatën e Mirënjohjes Kikias, tha me batutë: Respekte! La gomerët e qytetit dhe erdhi për ti parë hajrin gomaricave këtu në fshat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

3 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago