FOTO&VIDEO

Historia rrëqethëse e djalit të Ukshin Hotit, Andinit, kur serbët tentuan ta kidnapojnë në mes të Zvicrës

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka rrëfyer historinë rrëqethëse kur serbët kanë tentuar ta kidnapojnë në mes të Zvicrës.

Ai tha se rasti ka ndodhur në mars të vitit 1999, atëherë kur ai kishte vetëm 12 vjeç.

“Në mars të vitit 1999, jemi largu prej Kosovës, dy javë para se me ndodh masakra në fshatin tim në Krushë të Madhe sepse unë deri atëherë kam jetu aty, dy javë para se me ndodh një masakër e tillë, ne kemi arrit, nana ka arrit me na dërgu jashtë vendit, në Zvicër. Edhe tregimet e kojshive, familjarëve, atyre që kanë qenë përreth ku ne kemi jetu, pas luftës na kanë tregu që edhe i kanë maltretu dhe i kanë rrah me qëllimin e vetëm se ku jemi ne, ku janë fëmijët e Ukshin Hotit. Natyrisht që ata nuk e kan ditë, mirëpo e kanë pësu keq, dhe unë i kërkoj falje por nuk ka qenë qëllimi ynë”, ka rrëfyer ai.

Related Post

Ai ka thënë se dy ushtarë kishin tentuar ta marrin kinse për ta dërguar tek burrat, pasi që i kishin ndarë gratë dhe burrat, por që pas kundërshtimit të nënës së tij, ai kishte shpëtuar nga tentimi për ta kidnapuar.

“Ne kemi shku në Zvicër, kemi qenë si azilant atje dhe unë i falënderohem shtetit zviceran për mikëpritjen që i ka ba gjithë shqiptarëve në kohë të luftës. Mirëpo unë e kam pasur një rast të hidhur kur kam shkuar atje. Momentin që kemi mbërri atje na kanë fut me një bazë ushtarake, më duket ka qenë, e mbaj mend mirë, kam qenë fëmijë 12-vjeçar. Në atë kohë i ndajshin burrat prej grave në dy kate të ndryshme. Dhe e mbaj mend që mu kanë ardh në ora 12 të natës me më marr dy ushtar kinse me m’çu te burrat. Kjo ka ndodh në Zvicër, nuk e di kush kanë qenë ata. Gjatë tentimit mem marr, nana ka ba zhurmë. Nga bërtimat e nanës dhe grave tjera, kam shpëtu dhe mandej e kemi kuptu që kanë qenë serb”, tha ai në ATV.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Masakruesi nga Graz la një letër lamtumire – policia beson se e di cili mund të jetë motivi

Gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e…

5 orë ago

Tragjedi/ Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…

10 orë ago

Publikohen për herë të parë pamjet nga vrasja e Martin Canit

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori…

10 orë ago

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

12 orë ago

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

13 orë ago

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

15 orë ago