POLITIKE

Historiani Xhufi: Grupimi i popullsisë në të krishterë ose myslimanë sjell pasoja të rënda! Himarjotët janë shqiptarë, ja dëshmitë

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv, foli për nisjen e censit për popullsinë dhe banesat ku mes pyetjeve do të jetë edhe etniciteti, gjuha dhe feja të cilat nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Xhufi tha se feja është faktor i rëndësishëm në histori dhe duhet të studiohet por jo të bëhen ndarje në popullsi.

Sakaq profesor Xhufi shtoi se një grupim me bazë feje në shkolla apo në institucione, sjell shenja të rënda ndaj dhe duhet të studiohet mirë Kushtetua para se të ndërmerren të tilla nisma.

“Feja nuk ka punë me shkollat, jemi shtet i veçantë laik. Ku kisha e xhamia nuk duhet të qaset në zyrat shtetërore dhe shkolla. Janë parime të laiciteti, në botën moderne, kjo erdhi me iluminizmin.

Nuk thoshte kot Sami Frashëri, jemi një vend me katër fe, mos harrojë se ka pasur tentativë për të futur fenë në shkolla. Nëse fillon grupimi në bazë të fesë, të krishterë apo myslimanë, lë shenja të rënda dhe duhen menduar.

Është me nenet e Kushtetutës, duhet ta njohësh. Është neni i parë, thotë që jemi vend laik. Feja është faktor i rëndësishëm në historinë e njerëzimit, por duhet të studiohet në kuadër të historisë”, tha Xhufi.

Ai foli dhe për himarjotët, të cilët tha se janë identifikuar gjithmonë si shqiptarë dhe asnjëherë si grekë. Pofesor Xhufi thotë se ka fakte historike ndër shekuj, që e dëshmojnë këtë, ku vetë himarjotët e identifikojnë veten si shqiptarë.

“Po ju jap një dëshmi kur Gjon Bixhili në Himarë, i shkruan një letër në italisht drejtuar qeveritarit të Korfuzit, që ishte Italian. Aty shkruhej:

“Unë Gjon Bixhili në emër të shqiptarëve të Dhërmiut, po ju njoftoj se kemi dalë në majë të malit të Karaburunit dhe po ruajmë anijet turke…”

Emrat e himarjotëve, të Dhërmiut janë autentikë shqiptarë. Gjin, Gjon, Dedë, Nik, Kolë. Është Mëhill jo Mihal. Si në Himarë ashtu edhe në Shkodër. Pastaj në pushtimin osman nisën proceset tjetërsimit dhe Mëhill bëhet Mihal dhe Gjon bëhet Jani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago