BOTA

Horrori vazhdon: vdes një nga politikanët më të pasur rusë

Politikani, përfaqësuesi dhe multimilioneri rus Pavel Antov, anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e Putinit, u gjet i vdekur para një hoteli në Indi, sipas tabloideve britanike që citojnë mediat indiane, pas një rënie misterioze nga dritarja e hotelit.

Ata shkruajnë se një manjat rus, pronar i një fabrike të famshme salçiçesh, është hedhur nga taraca e hotelit dhe se është gjetur në një pellg gjaku.

Udhërrëfyesi i tij indian e dërgoi me urgjencë në një spital lokal, por ai u shpall i vdekur atje.

Antov ishte në një udhëtim me tre miq të tij me rastin e ditëlindjes së tij të 66-të.

Mediat raportojnë se pak ditë para tij, një nga miqtë e tij vdiq pasi pësoi një atak në zemër. Ata shtojnë se nuk përjashtohet që Antov të ketë kryer vetëvrasje për shkak të vdekjes së shokut të tij.

Vdekjen e Antov e ka konfirmuar konsulli rus në Kalkutë, duke i thënë Tass se Antov ka rënë nga dritarja e hotelit. “Ne po ndjekim nga afër hetimet”, tha konsulli.

Në qershor, Antov kritikoi sulmin ndaj Ukrainës dhe i quajti sulmet ajrore në Kiev terror rus, raporton Daily Mail, por ai shpejt kërkoi falje për deklarata të tilla. Ai tha se komenti i tij ishte një keqkuptim dhe se ai gjithmonë e ka mbështetur Putinin dhe qëllimet e operacionit të tij ushtarak.

Antov ishte ndër politikanët më të pasur rusë, ai ishte dy herë në listën e Forbes të rusëve më të pasur.

Kështu, më vdekjen e tij, shtohet lista e një lloj thrilleri që nga shpërthimi i luftës, me shumë emra nga lista e oligarkëve apo të pasurve rusë, të cilët gjenden të vdekur në mënyrë të mistershme. Duket se një dorë e padukshme i eliminon si në një film horror.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

3 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

23 orë ago