Fahrie Hoti, udhëheqësja e kooperativës “Krusha” ka folur për postimin e ambasadorit të Kosovës në Arabi Saudite, Lulzim Mjeku, i cili ka thënë se po i promovon produktet e “Krushës”.
Ajo ka thënë se ambasadori nuk ka qenë asnjëherë në kooperativën e tyre.
Sipas saj, në Arabinë Saudite produktet e Krushës kanë shkuar shumë më herët nga njerëz të tjerë.
Hoti në emisionin “SOT” në KTV ka thënë se, gratë e Krushës promovimin e produkteve të tyre e kanë bërë vet.
“Tash jemi të promovuar gati në gjithë Evropën dhe në SHBA. Janë diku 5 vjet që ne kemi mbërri në 11 shtete. Ajvari dhe produktet tona janë të njohura dhe neve na mbetet vetëm me i plasu. Produktet më së shumti kërkohen atje ku ka bashkatdhetarë, por e marrin edhe shtetasit e huaj”, ka thënë ajo.
Hoti ka thënë se që prej filmit “Zgjoi” ka pasur interesim të njerëzve po ashtu edhe të mediave të huaja për të dëgjuar historinë e saj.