POLITIKE

Hoti del me 4 propozime anti-krizë për Qeverinë: Jam i sigurt që i përkrahin të gjithë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar tri veprime që sipas tij e zbusin krizën “por që po mungojnë nga muaji mars”.

Ai tha se veprimi i parë është indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit.

Veprimi i dytë, Hoti thotë se është rritja e pagës minimale në sektorin privat.

Ish kryeministri si veprim të tretë radhit uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind për disa produkte ushqiore që janë ende me 18 për qind TVSH.

I katërti veprim, sipas Hotit, ëstë pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë.

Ai thotë se këto vepime e kanë mbështetjen e të gjitha palëve.

Po ashtu, Hoti ka thënë se Qeveria aktuale “po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi dukem os implementuar qindra miliona euro investime kapitale”.

“Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës. Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Për të ndihmuar qytetarët në përballje me inflacionin, Gjermania ka vendosur të ulë Tatimin në Vlerën e Shtuar në gaz dhe nxemje nga 19% në 7% duke filluar nga 1 tetor 2022 deri në prill 2024.

Në rastin e Kosovës, janë tri veprime që e zbusin krizën, por që po mungojnë nga muaji mars:

1. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit,

2. Rritja e pagës minimale në sektorin privat,

3. Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH,

4. Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë.

Kjo qeveri jo vetëm që nuk po ul tatimet, por po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi edhe duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale.

Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës.

Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago