POLITIKE

Hoti, qeverisë: Dëgjoni propozimet e ShBA-së, ndryshe do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i ka sugjeruar qeverisë që të dëgjojë propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se kur Kosova është koordinuar me Shtëpinë e Bardhë është kornizuar dialogu me Serbinë vetëm për njohje reciproke, pa prekur karakterin unitar të vendit, ka ndodhur njohja nga Izraeli, është siguruar mbështetja nga MCC për gaz e energji.

“Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk e lejon që izolimi të vazhdoj. Do të detyroheni të lironi zyret dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se propozimi i fundit i të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është që Kosova ta shtyjë edhe për 10 muaj çështjen e targave, teksa shtoi se nuk ka marrë ndonjë zotim nga Kurti e Osmani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

2 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

21 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago