POLITIKE

Hoti refuzohet nga Kurti e Veseli

“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, përveç se jo legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, thuhet në refuzimin zyrtar të Vetëvendosjes.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në “forumin e liderëve”, për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë, njofton Insajderi.

“Po, kemi pranua një ftesë për takim me liderë, të cilës, sikurse e kemi bërë veçse të qartë, nuk do t’i përgjigjemi”, ka thënë për Insajderi-n, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

Hoti, në këtë takim me liderët partiakë ka për qëllim “për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë”, por nga Vetëvendosje e shohin si të panevojshëm takimin me një kryeministër, i cili, sipas tyre, është i paligjshëm dhe palegjitimitet.

“Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, përveç se jo legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, thuhet në refuzimin zyrtar të Vetëvendosjes.

Ata janë kritikë edhe për takimin e fundit që Hoti pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Thonë që Kosova u përfaqësua dobët – edhe për shkak të një raporti varësie që qeveria e ka nga Lista Serbe.

“Në takimet e fundit, për fat të keq, Republika e Kosovës, u përfaqësua nga një qeveria palegjitimitet; e çorientuar në mungesë të një platforme për dialog; e dobët në raport me palën serbe duke qenë pa mbështetje të gjerë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë e varur aty nga një instrument i Serbisë siç është Lista Serbe; dhe e nënshtruar për shkak të koncesioneve tashmë të mëdha që në fazën paranegociuese me rastin e heqjes dorë nga parimi i reciprocitetit dhe përpjekjet për fuqizim të shtetësisë së Kosovës përmes anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”.

Tutje, Vetëvendosja e ka cilësuar këtë proces të ri-nisur dialogues edhe si jo transparent.

E një nga shembujt, sipas VV-së është edhe “ajo e ditës së djeshme se të enjten ‘koordinatorit i bisedimeve’ do të fillojë hartimin e marrëveshjes finale megjithëse sot, dy ditë para udhëtimit në Bruksel emri i tij vazhdon të spekulohet”.

Takimin, që planifikohet të zhvillohet në orën 12:00, e ka refuzuar edhe PDK-ja, respektivisht kryetari i saj, Kadri Veseli.

Nga PDK nuk kanë dhënë publikisht detaje të refuzimit të tyre, përveç se vlejnë kritikat e vazhdueshme që ia ka bërë qeverisë Hoti duk e cilësuar si jo-kompetente.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

30 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago