Sekretari organizativ i PD Flamur Hoxha është shprehur se sot ka qenë një ditë e zezë për Partinë Demokratike.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të kishte dhunë të tillë brenda PD.
Flamur Hoxha: Sot ka qenë një ditë e zezë për PD. Nuk di çfarë ka ndodhur jashtë mureve të PD sepse kemi qenë të fokusuar që në orën 9:00 brenda selisë. Do duhen ditë që të transmetohet se ç farë ka ndodhur këtu brenda. Nuk e kisha menduar kurrë që brenda PD të kishte dhunë të tillë. Kjo është një ditë e zezë. Kjo është hera e parë që dhunohen demokratët në selinë qendrore të PD. Uroj që shumë shpejt të dalin pamjet se çfarë ka ndodhur. Nëse do kishte dëshirë për të pasur një parti të fortë dhe të bashkuar nuk duhej të përdorej në mënyrë ultimatum kjo situatë, pasi nuk është selia, PD. Jam I trishtuar.
Ai tha se nëse do kishte pasur konfrontim ndërmjet turmës jashtë, sot do ishim në një situatë të jashtëzakonshme
Flamur Hoxha: Nëse do kishte pasur konfrontim ndërmjet turmës jashtë, sot do ishim në një situatë të jashtëzakonshme. PD asnjëherë nuk duhet të mendoj se është e vogël. Por do bëhet më e madhe seç ka qenë vetëm nëse ne ballafaqohemi me kartën e moralit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…